Mungesë me peshë për Laçin në sfidën ndaj Tiranës, Cungu kënaqet me rikthimin e tre lojtarëve

by S.M

Në barazimin me Dinamon të shtunën që shkoi Laçi nuk kishte 4 lojtarë në dispozicion, për shkak dëmtimesh dhe kartonësh. Tre prej tyre, Kurti, Kryeziu dhe Melo kthehen kundër Tiranës, pasi e kanë shlyer skualifikimin, ndërsa Zhunior e ka mbyllur sezonin për shkak të dëmtimit. Janë rikthime të rëndësishme për trajnerin Cungu, por në anën tjetër ai ka humbur kapitenin Ajdi Dajko.

Mbrojtësi, me kartonin e verdhë të marrë ndaj Dinamos, ka plotësuar numrin 4 dhe është i detyruar të pushojë këtë fundjavë. Kurbinasit janë ende në lojë për të shmangur edhe “Play-out”-in, kështu që ndaj Tiranës do të bëjnë gjithçka për të marrë 3 pikët.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.