Në kuadër të dashurisë” është filmi më i ri i cili së shpejti do të shfaqet në kinemanë shqiptare, ku Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë protagonistët kryesorë.
Mirëpo së fundmi Sara Hoxha e cila në film ka rolin e motrës së Olta Gixharit dhe Luizi kanë treguar momentin më të vështirë që ata kanë kaluar gjatë xhirimeve të këtij filmi.
Këngëtari shkodran tregoi se skena më e vështirë për të ka qenë puthja me Oltën, të cilën ai e quajti puthja e djallit.
“Skena më e vështirë ka qenë skena e puthjes, tepër e vështirë. Mund ta quaj puthja e djallit, sepse po puth një njeri që për hir të së vërtetës nuk kemi pushuar asnjë sekond për shumë e shumë javë, duke u marrë me njëri-tjetrin në të gjitha mënyrat e mundshme. Siç e dini dhe ju unë kam një memorie të fortë dhe nuk harroj. Dhe ajo puthja ishte një moment shumë i sikletshëm, aq më tepër që e kemi bërë 7 herë prova.”- tha këngëtari.
Megjithatë edhe Sara e cila gjithashtu në film ka rolin e të dashuruarës u shpreh se puthja me Roerdin ka qenë skena më e vështirë.
“E kam menduar si më të vështirë që të luaja një personazh që dashurohet me dikë tjetër në film. Por në momentin që e kam njohur Roerdin, ai ma ka bërë shumë më të lehtë të gjithë situatën. Kam patur shumë ndihmë dhe mbështetje nga shumë njerëz në set edhe jashtë setit, duke filluar që nga Besi dhe Kolo. Më kanë ndihmuar shumë që të punoj këtë pjesën e të luajturit si një e dashuruar në film. Puthja e parë ka qenë pak e vështirë. Jam munduar që ta mbaj me sa më pak dubla që të ishte e mundshme. Pastaj puthja e dytë ishte e lehtë fare, nuk kishte fare nevojë për udhëzime se u mësova me të gjithë gjënë dhe Roerdi ishte akoma më i afërt për mua. Më dukej sikur puthja nipin tim, siç thoshin aty në set”, u shpreh fituesja e “DWTS”.