Arbana Osmani është një nga moderatoret më të talentuara në vendin tonë. Ajo ka prezantuar shumë emisione që kanë bërë bujë, ndër të cilët veçojmë programin që arriti të thyente çdo rekord, “Big Brother VIP”.
Moderatorja e dashur për publikun ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ndodhet në Itali, së bashku me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj.
Ditën e sotme, Arbana ka ndarë me 1 milion ndjekësit e saj në “Instagram” një fotografi ku shfaqet mjaft elegante. Ajo mban veshur një këmishë ngjyrë lejla dhe një fund të zi me një të çarë në njërën këmbë.
Veshjen e ka kombinuar me një palë sandale me taka, ngjyrë të zezë dhe me një çantë të vogël.

Imazhi në fjalë ka marrë mijëra pëlqime dhe komplimente të shumta. Por siç ndodh me çdo personazh të njohur të ekranit, edhe Arbana ka marrë kritika nga ndjekësit e saj.
Dikush i ka komentuar veshjen dhe moderatorja e njohur ka vendosur që t’i kthejë përgjigje.
“Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë dhe shqipen… pak nga pak po humbas respektin që kam patur me ty… mos harro je nënë e tre fëmijëve…”, i ka shkruar një ndjekëse.
“Elsa një grua mund të ketë dhe 7 fëmijë e prapë të vishet si ti dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë. Të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment”, i është përgjigjur Arbana.

Ndërkohë këtë koment moderatorja e njohur e ka postuar edhe në “Instastory” e krahas saj shkruan:
“Deri ‘sa fëmijë’ mund të veshësh çfarë të do qejfi?”.

