Mladen Milinkovic mund të thuhet se po fillon ta ndjejë presionin te Partizani. Dy humbjet radhazi peshojnë në klasifikim dhe psikologjinë e lojtarëve të cilët kërkojnë të rikthehen rivalizues sa më shpejt të jetë e mundur. Sfida me Bylisin rëndon shumë. Partizani vuajti përballë një ekipi në edicionin e kaluar. Bëhet fjalë për skuadrën e Bylisit, që u kthye në “mace të zezë”. Më konkretisht, nga katër ndeshje të zhvilluara Partizani fitoi vetëm atë në fazën e parë. Më tej pasuan tri humbje, ndërsa një prej tyre solli shkarkimin e Veselinoviç.
Ndërsa Bylis luante me Dinamon në stadiumin “Selman Stërmasi”, ajo çfarë ra në sy ishte prania e stafit të Partizanit bashkë me drejtorin Arbër Abilaliaj. Shënimet janë mbajtur dhe tashmë duhet gjetur zgjidhja, për të mos rrezikuar krizën.