“Sikur jemi të mallkuar”, humbja e radhës dhe me statistika negative, Milinkoviç gjen alibinë te fati: Në stërvitje provojmë…

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Partizanit, Mladen Milinkoviç, foli pas humbjes 0-3 në derbin ndaj Tiranës. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, serbi la të hapur edhe mundësinë për një largim të mundshëm, pas situatës së vështirë që klubi i kuq po kalon:

“E kishim përgatitur ndeshjen në një mënyrë të mirë dhe kërkonim rezultat pozitiv pas 3 ndeshjeve me rezultat negativ.

Nuk e di pse ndodhin disa gjëra, sikur jemi të mallkuar. Ndodhën disa gjëra që nuk i deshëm. Goli i parë, u dëmtuan Hoxha dhe Preka. Ishin zëvendësime të detyruar që nuk i deshëm. Po mundohem të gjej arsyen pse këto 2 muaj po ndodhin këto gjëra. Nuk mund të them që lojtarët nuk deshën, dhanë maksimumin, por në futboll ndonjëherë kjo nuk është e mjaftueshme.

Nuk është kjo më e mira, ka shumë mungesa, zëvendësime të detyruara. Skukën u detyruam ta fusim, edhe pse në këtë 1 javë nuk është stërvitur plotësisht. Kur humbet gjithkush mund të ketë mendimin e vetë. Formacioni ka të bëjë me formën aktuale të lojtarëve. Garsia nuk bëri keq, e njëjta gjë edhe për Koten.

Në stërvitje provojmë dhe gjëra të tjera, por në ndeshje, nuk del në mënyrën që ti dëshiron. Kur humbet nuk e ke të drejtën të flasësh shumë dhe duket sikur kërkon halibi. Në stërvitje kërkuam që më shumë të foksuohemi nga ana jonë e djathtë. Por për disa arsye u krijua më shumë lojë në krahun e majtë.

Përveç problematikës së lëndimeve, shqetësuese është dhe forma e lojtarëve. E kemi shumë të vështirë të përzgjedhim 11-shen.

Ka shumë lojtarë që janë jashtë formës për momentin dhe nuk po kontribuojnë për ekipin. Patjetër që për çdo ekip, më e mira është që formacioni të dihet dhe ndryshimet të jenë shumë të vogla në varësi të kartonëve.

Në këto 6 ndeshje, 2-3 zëvendësime kanë qenë gjithmonë të detyruara.

Statistikat katastrofike? Do të flas me bordin, do të të digjoj çfarë kanë për të thënë, nuk është e lehtë, sepse kjo është një situatë që përsëritet javë pas jave”, u shpreh Mladen Milinkoviç.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.