Mirlind Daku i përgjigjet “kèrcënimeve” të rusëve me gol, realizimi me Rubin Kazan (video)

by KLIKOJE.AL

Mirlind Daku e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin e ri në Rusi, ku është pjesë e skuadrës së Rubin Kazan. Qendërsulmuesi shqiptar, ka shënuar që në ndeshjen e parë të kampionatit, që skuadra e tij zhvilloi në transfertë ndaj Pari NN.
Vendasit gjetën rrjetën që në minutën e tretë të sfidës, por me aksionin e parë që krijoi Rubin Kazan, ishte pikërisht Daku ai i cili që çoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat për ekipin e tij.

 

Në këtë edicion Daku mban numrin 10 në fanellë me Rubin Kazan dhe pavarësisht zërave që e kanë parë atë të lëvizë drejt kampionateve më të rëndësishme, duket plotësisht i fokusuar te klubi rus dhe paraqitjet sa më të mira me të.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.