MIQËSORE/ AF Elbasani tregon forcën ndaj Laçit, shkëlqejnë dy blerjet e reja

by KLIKOJE.AL

Ditën e sotme ekipi i Elbasanit dhe Laçit kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në “Elbasan Arena”, për të parë formën e lojtarëve.

Një ndeshje e cila u dominua nga ekipi verdheblu edhe pse ishin kurbinasit që shënuan të parët falë një gabimi të portierit vendas. Por AF Elbasani vazhdoi dominim edhe pas golit të pësuar, duke përmbysur gjithçka në 2-1. Për golin e barazimit mendoi Arsen Lleshi, teksa ai që përmbysi gjithçka ishte Abaz Karakaçi. Dy blerjet e reja të skuadrës verdheblu

Një ndeshje miqësore që nuk ka shumë rëndësi, por që tregon dhe njëherë forcën e AF Elbasanit duke e bërë pretendent kryesor për tu ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.