Migen Memelli bën kritikët të heshtin! Vllaznia fiton me katër gola në tokën boshnjake

by KLIKOJE.AL

Vllaznia zhvilloi pasditen e sotme testin e parë në Bosnje, pikërisht kundër NK Medjugorje, skuadrës që përfaqëson vendin ku po kryen fazën përgatitore.

Skuadra shkodrane arriti të triumfonte me rezultatin 0-4 duke shënuar nga 2 gola për çdo pjesë. Çoba dhe Balaj ishin ata që gjetën rrugën e rrjetës në pjesën e parë, përkatësisht në minutën 29 dhe 32, ndërkohë që Dodaj dhe Dodev, vulosën “pokerin” në minutat 69 dhe 75.

Kjo ishte prova e parë e kuqebluve nën drejtimin e Memellit, i cili e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën te Vllaznia. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.