MERKATO/ Jo vetëm Hila, AF Elbasani synon edhe dy goditje në Superiore

by S.M

Afrimi i Ardit Hilës pritet të ketë një efekt zinxhir në merkato, pasi nuk është e lehtë të bindësh një ndër futbollistët më të kërkuar në merkato të luajë në të Parën. Prandaj, kjo goditje ishte e rëndësishme për Elbasanin, që e shikon periudhën e transferimeve të janarit si një provë të madhe para merkatos së verës, nëse do të ngjiten në Superiore.

Në të kaluarën janë lakuar edhe emrat e mbrojtësit të majtë, Emiljano Musta apo qendërmbrojtësit Bruno Lulaj. I pari është lojtar i lirë tashmë, pasi ka prishur kontratën me Egnatian, ndërsa i dyti është pjesë e Tiranës dhe nën kontratë. Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë goditjet e radhës së verdhebluve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.