MERKATO/ Gvozdenovic do edhe një sforco nga presidenti Takaj, kërkon dhe dy afrime të tjera

Edhe pse do dy javë të nisë kampionati dhe Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet, duket se merkatoja do të vijojë të jetë ende e hapur edhe në hyrje. Burime të sigurta në klub bëjnë me dije se Skënderbeu është në kërkim të një sulmuesi dhe një mbrojtësi qendror.

Për momentin nuk dihen se cilët janë emrat e lojtarëve që korçarët po ndjekin apo janë në bisedime, por mësohet se një prej tyre minimalisht ose maksimalisht të dy do të bashkohen me ekipin deri në mbyllje të hapësirës së transferimeve. Janë pikërisht këto dy pozicione ku trajneri Gvozdenoviç ka kërkuar dublim të çdo lojtari, çka ka rifutur korçarët në merkato.

Related posts

Partizani bën lëvizjen e bujshme, mendon për stolin ish-trajnerin e Tiranës

“Shqipëria më emocionoi”, Rolando Maran flet për “Gazzeta dello Sport: Dua rezultate me djersë dhe sakrificë

Mbyllet aventura te Dinamo, futbollisti gati kapitullin e ri në Superiore