“Gjithçka do të shkojë mirë”, Melos Bajrami i sigurt për një sukses ndaj Partizanit: Kemi mësuar nga gabimet, do bëj gjithçka që më kërkon trajneri

by S.M

Melos Bajrami, mbrojtësi i Vllaznisë, doli para mediave në prag të sfidës së nesërme me Partizanin. Ai u shpreh se kanë mësuar nga gabimet me Dinamon dhe se nesër janë gati për fitoren.

“Është një sfidë që e kemi përgatitur gjatë gjithë javës, jemi gati për ndeshjen e nesërme, besoj që gjithçka do të shkojë mirë dhe po e presim me padurim. Ka qenë një humbje që na ka dhembur, por nga çdo humbje e merr një mësim dhe kemi mësuar që ato gabime mos ti bëjmë më. Kemi pasur kohë gjatë kësaj kohe dhe tani jemi të bindur që do të bëjmë më mirë në situata të caktuara. Strategjinë do e lemë te ndeshja, jemi fokusuar dhe kemi analizuar të gjitha pikat e tyre, besoj jemi të gatshëm dhe gjithçka do të shkojë mirë. Jam përshtatur mirë, prurjet e reja e kanë treguar veten, që janë pjesë e rëndësishme e ekipit.

Ky është viti im i dytë në Shkodër, gjithçka ka shkuar mirë për mua, kemi një ekip më të plotë se vitin e kaluar tani të shohim. Lojtarët e stolit nuk kanë ndonjë diferencë të madhe me ata që e nisin titullar. Pretendete besoj janë edhe ato skuadrat që kanë qenë vitin e kaluar, ne do të marrim ndeshje pas ndeshje, dhe të rëndësishme janë 3 pikët e ndeshjes së ardhshme. Egnatia dhe Partizani janë  rivalët më të fortë të Vllaznisë. Nuk e kam problem pjesën e formacionit, do mundohem ta bëj punën siç ma kërkon trajneri. Si ekip i vlerësojmë të gjitha njësoj, do jemi të fokusuar 100% dhe të marrim fitoren. Shpresoj të kem paraqitje sa më të mira këtë sezon dhe të ndihmoj ekipin”, deklaroi ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.