Thashethemet për ekzistencën e një tensioni midis Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump dhe vajzës së bashkëshortit të saj, Ivanka Trump u përforcuan në natën e fundit të Konventës Kombëtare Republikane (RNC), këtë të enjte. Gjithë vemendja e mediave sociale nuk u përqëndrua tek eventi, por te momenti kur Melania përshëndeti Ivanka-n.
Ivanka Trump, vajza e Donald Trump me gruan e tij të parë, Ivana, shërben gjithashtu si këshilltare e Shtëpisë së Bardhë. Ajo sapo kishte prezantuar të atin për fjalimin e pranimit dhe po largohej kur u përshëndet nga Melania-n, e cila ia ktheu përshëndetjen me një buzëqeshje, që u shndërrua në çështjen e ditës në internet.
Melania u pa duke i buzëqeshur Ivanka-s, por shprehia e saj u ngurtësua sapo Ivanka ktheu kurrizin. Kjo video e ndryshimit të shpejtë të shprehive të Melania Trump është bërë virale, duke grumbulluar mbi 5 milionë shikime në më pak se tre orë pasi u shpërnda në Twitter.
Hidhini një sy dhe gjykojeni vetë!
Melania doesn’t seem to like Ivanka pic.twitter.com/PyiJ3OPjTZ
— Scott Dworkin (@funder) August 28, 2020
Kjo nuk është hera e parë që lindin dyshime rreth marrëdhënies së dy grave të Shtëpisë së Bardhë. Sipas People, ish-mikesha e Melania Trump, Stephanie Winston Wolkoff ka vendosur të publikojë “Melania & Me” – një libër me kujtime që zbulon detaje tronditëse për rivalitetin midis Zonjës së Parë dhe vajzës së presidentit.
Sipas CNN, ajo gjithashtu pretendon në librin e saj se Ivanka dhe burri i saj, Jared Kushner u përpoqën të kontrollonin dhe të zvogëlonin rolin e Melania-s.