Penallltia e humbur e Asllanit shpall Medon Berishën lojtarin e ndeshjes, deklarata e lojtarit: Duhet ta falenderoj…

Medon Berisha

Medon Berisha vijon të shkëlqejë në Seria A. Sot ia doli të asistojë dy golat, që i dhanë Lecces fitoren 2 me 1 ndaj Torinos. Berisha mori edhe çmimin e tretë për këtë edicion si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Mesfushori i Kombëtares vendosi të veçojë portierin Falkone te Lecce, që i prishi punë Kristjan Asllanit duke pritur penalltinë. Ky i fundit gaboi nga pika e bardhë në minutën e 91-të.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. E merituam. Është një fitore shumë e rëndësishme.

Sa deciziv ishte Falkone? Shumë. Duhet ta falenderoj atë, ai shpëtoi javën tonë.Kualiteti në mesfushë? Kontribuova për skuadrën, por Kulibali dhe Ramadani gjithashtu ndihmuan”, u shpreh Medon Berisha pas ndeshjes.

LEXO ME SHUME:Tirana “all-in” për të shpëtuar sezonin, zbulohen katër dëshirat për merkaton e janarit (EMRAT)

Related posts

“Na shpëtoi penalltia!”/ Orges Shehi analizon derbin me sinqeritet: S’ishim konkretë para portës’

“Besuam te të rinjtë, kjo është kostoja”/ Enkeleid Dobi tregon arsyet e humbjes nga Elbasani: Projekti është për të ardhmen

Derbi lë shije të hidhur, Ilir Daja: Dominuam, por s’dimë të vrasim ndeshjet, duhet të ishim më lart në renditje