“Më filluan të dridhurat pas ndeshjes”! Enea Jorgji tregon debutimin e tij në Champions League: Kam marr plot mesazhe

by S.M

Enea Jorgji ka debutuar në mbrëmjen e djeshme në grupet e Champions League. Arbitri shqiptar vendosi drejtësi në takimin mes Young Boys dhe Leipzig. Në një intervistë me “Abc e Mëngjesit”, Jorgji ka treguar edhe emocionet e përjetuara nga kjo përballje e cila do të shënojë edhe historinë e tij.

“Të them të drejtën mendoj se kam bërë mirë. Shumë vlerësim i madh… ishte hera e parë, mendoj se dhamë maksimumin si skuadër për të bërë më të mirë për të përfaqësuar Shqipërinë dhe arbitrimin shqiptar, të gjithë shqiptarët aty ku e meritojnë. Pati fair play. Të gjithë e mirëpritën arbitrimin tonë. Kam marr plot mesazhe, plot opinione, plot këndvështrimi, 90 % e tyre janë pozitive dhe mendoj se kemi  bërë një paraqitje të denjë.

Kemi diskutuar shumë para ndeshjes dhe vetë e ndjeja se do kishim emocion shumë të fortë, sidomos gjatë himnit, sepse ajo është diçka që me të vërtetë të prek. Nuk e ndjeva shumë, por ndoshta ishte ajo bota ime të përqendrohem dhe më bëri të qëndroj larg emocioneve dhe çuditërisht emocionet i ndjeva pas ndeshjes kur u futa në dhomën e zhveshjes.  Pastaj po filloja dhe të ndieja çfarë kisha kaluar,  çfarë kisha kaluar, atmosferën, ndeshja, lojtarët, dhe pastaj më dhanë disa të dridhura…normale besoj”, theksoi Jorgji. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.