Mbylli aventurën me Flamurtarin, klubi i Superiores nis kontaktet me Diego Longon

by KLIKOJE.AL

Pas mbylljes së bashkëpunimit me Edi Martini, Teuta duket se e ka gjetur zëvendësuesin e trajnerit shkodran. Tekniku i ri i durrsakëve pritet të vijë nga një eksperiencë në Kategorinë e Parë.

Mësohet se Diego Longo do të marrë drejtimin e Teutës për sezonin e ardhshëm. Tekniku italian është zgjedhur për të nisur rindërtimin e skuadrës durrsake.

Longo vjen te Teuta pas një eksperience në Kategorinë e Parë ku drejtoi Flamurtarin. Më parë në Shqipëri, 47-vjeçari ka qenë dhe në detyrë si trajner te Kukësi. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.