100
Mëngjesin e sotëm është thërritur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Pjesë e kësaj mbledhje janë dhe anëtarë nga Komisioni i Rithemelimit. Në selinë blu ka mbërritur dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha.
Kjo është mbledhja e parë e grupit parlamentar që pasi gjykata miratoi vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të Komisionit të Rithemelimit.
Mbledhjen e thërriti Enkelejd Alibeaj ku një ditë më parë njoftoi se do të zhvillohej sot në orën 09:00.
Mësohet se nuk kishte ftesë për Sali Berishën. Por në një prononcim për mediat, Berisha tha dje se do të ishte i pranishëm në mbledhje.