157
Analisti Ilir Demalia thotë se Partia Demokratike, me në krye Sali Berishën, nuk ka asnjë shans për të ardhur në pushtet.
Në një intervistë televizive, Demalia u shpreh se në vetvete, kryeministri Edi Rama kërkon që Berisha të jetë rivali i tij.
“Si do ta sjellë PD-në në pushtet? E para, nuk ka elektorat. Po të ishte një alternativë e besueshme, e bindshme opozita sot, këtë regjim politik duhet ta rrëzonte për 24 orë. Por pse ky regjim politik? Edi Rama, në vetvete thotë të rrojë Sali Berisha. Pavarësisht atyre që bëjnë, sepse është muri ku mbështetet Edi Rama.