Matondo konsiderohet si “minierë ari”, Partizani zbulon shifrën që kërkon për shitjen e mesfushorit

I ardhur falas nga Kongo, Masanga përbën një bast të madh të fituar nga Partizani, që e kërkoi edhe gjatë, por e mori vetëm në janar të vitit 2022. Tashmë që ka mbetur edhe vetëm një vit nga kontrata e kongolezit, të kuqtë rrezikojnë ta humbasin me parametra zero të riun. Në drejtim të tij erdhi një ofertë prej 250 mijë eurosh nga Hatajspor, por Partizani e refuzoi në mënyrë kategorike, teksa mësohet se kërkesa për ta lënë të lirë është 500 mijë euro.

Kjo shifër konsiderohet shumë e lartë nga turqit, që janë tërhequr të paktën për momentin, nga negociatat për mesfushorin. Matondo kërkon largimin, por duket thuajse e pamundur që klubi të lërë që kjo të ndodhë të paktën para ndeshjeve të Europës. Gjithsesi, me siguri për Matondon do të vijnë edhe propozime të tjera.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…