Masat anti-Covid/ UEFA ndryshon programin për pesë ndeshje të Europa League

UEFA ka konfirmuar që ndeshja Volsburg-Totenhem, për 1/16-tat finale për Europa League, për të shkak të masave anti-Covid, do të zhvillohet në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest. Ndërkohë që ndryshon data dhe ora e zhvillimit të ndeshjes, e planifikuar për në 18 shkurt 2021, në 18:55.

Sakaq, UEFA ka njoftuar, se përveç këtij takimi janë edhe 4 ndeshje të turit 1/32 finale të Europa Leagu, që do të luhen në fusha neutrale, për shkak të kufizimeve anti-Covid të vendosura në Gjermani dhe Portugali, ku nuk bëhen përjashtime as për futbollin, siç ndodh në Spanjë, Itali, Greqi dhe Hungari, që janë janë vënë në dispozicion të UEFA-s.

Përpara kësaj problematike, UEFA ka riprogramuar zhvillimin e këtyre takimeve:

Volsburg-Totenhem (18 shkurt në Budapest)

Molde-Hofenheim (18 shkurt në Vila-Real)

Real Sociedad-Mançester Junajtid (18 shkurt në Torino)

Benfika-Arsenal: (18 shkurt në Romë)

Arsenal-Benfika: (25 shkurt në Pire, Greqi, ndeshja e kthimit).

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës