UEFA ka konfirmuar që ndeshja Volsburg-Totenhem, për 1/16-tat finale për Europa League, për të shkak të masave anti-Covid, do të zhvillohet në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest. Ndërkohë që ndryshon data dhe ora e zhvillimit të ndeshjes, e planifikuar për në 18 shkurt 2021, në 18:55.
Sakaq, UEFA ka njoftuar, se përveç këtij takimi janë edhe 4 ndeshje të turit 1/32 finale të Europa Leagu, që do të luhen në fusha neutrale, për shkak të kufizimeve anti-Covid të vendosura në Gjermani dhe Portugali, ku nuk bëhen përjashtime as për futbollin, siç ndodh në Spanjë, Itali, Greqi dhe Hungari, që janë janë vënë në dispozicion të UEFA-s.
Përpara kësaj problematike, UEFA ka riprogramuar zhvillimin e këtyre takimeve:
Volsburg-Totenhem (18 shkurt në Budapest)
Molde-Hofenheim (18 shkurt në Vila-Real)
Real Sociedad-Mançester Junajtid (18 shkurt në Torino)
Benfika-Arsenal: (18 shkurt në Romë)
Arsenal-Benfika: (25 shkurt në Pire, Greqi, ndeshja e kthimit).