37
Kërkimi për trajnerin e ri është bërë prioritet absolut në klubin e Partizanit. Pas largimit të Skënder Gegës, të kuqtë po vlerësojnë disa profile nga jashtë Shqipërisë. Mësohet se një nga emrat e përmendur së fundmi në tavolinën e drejtuesve është ai i kroatit Mario Cvitanovic. 50- vjeçari është aktualisht i lirë dhe për herë të fundit ka drejtuar Lokomotivën e Zagrebit.
Emri i tij është futur në listën e ngushtë të kandidatëve, ku më parë janë përmendur edhe Mladen Milinkovic me Françesko Morieron. Në këtë kuadër, klubi i kuq po analizon me kujdes secilin kandidat, përpara se të marrë një vendim përfundimtar që pritet brenda javës.
LEXO ME SHUME:Tirana mbeti pa kapiten pas largimit të Micit dhe Përgjonit, klubi vendos kujt do ia besojë shiritin