Manfredas Ruzgis konsiderohet me të drejtë “arkitekti” i Vorës. Sulmuesi nga Lituania erdhi me parametrao zero në merkton e verës dhe ka lënë gjurmë menjëherë. Me 24 gola në 28 ndeshje, futbollisti ishte një nga më të mirët dhe fitoi “Këpucën e Artë”. Interesante është se ekipi i Vorës ka shënuar në totalë 55 gola, çka do të thotë se më shumë se 40% kanë ardhur nga Manfredas.
Nisur nga forma e mirë e sulmuesit, Klikoje Sport ka mësuar se për lojtarin ka interesim nga Qarabag. Klubi nga Azerbajxhani ka zhvilluar bisedimet e para. Drejtuesit e vorakëve kërkojnë të përfitojnë sa më tepër financiarisht dhe mësohet se ditët në vijim do të vi një ofertë për klubin. Ruzgis e ka mirëpritur një transferim në Azerbajxhan, por lojtari ka edhe një vit kontratë me Vorën, andaj do të jetë e vështirë që të largohet pa kënaqur financiarisht klubin e Vorës.
DEKLARATA PAS TITULLIT KAMPION
Në Superiore pjesë e Vorës apo ekip tjetër? Nuk është një pyetje për t’u bërë tani. Ne luajtëm një sezon mjaft të mirë dhe shumë njerëz ma kanë bërë këtë pyetje. Por ne kemi edhe dy ndeshje të tjera, duam t’i fitojmë. Tani le të festojmë. Jam shumë i lumtur këtu, s’kam pse largohem. Të shohim çfarë do të ndodhë.