Manaj nuk di të ndalet në Turqi, tjetër gol nga goditja e dënimit me fanellën e Sivasporit (video)

by KLIKOJE.AL

Askush se ndal Rey Manajn. Bomberi shqiptar ka shënuar golin e rradhës në kampionatin turk teksa ka ndëshkuar skuadrën e Hatayspor ku luajnë Matondo dhe Bekaj. Lushnjari e nisi si gjithmon nga minuta e parë dhe në minutën e 18’ rrëmbeu sërish vëmendjen kryesore me një supergol nga goditja e dënimit, e dyta rradhazi.

Topi në kufij të zonës dhe Manaj lëshon një silurë aq të fortë sa portieri të ishte i pafuqishëm për ta kapur. Topi në mes të rrjetës dhe gol, Manaj feston golin e 17-të sezonal dhe lëshon një tjetër sinjal të qartë për Sylvinhon.

Prezenca e tij në miqësoret e marsit duket e pashmangshme, këto paraqitje dhe këto numra nuk i ka askush nga lojtarët shqiptar nëpër botë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.