Gol që çliron shpirtin, Muriqi mposht Realin dhe shpërthen në lot (video)

by KLIKOJE.AL

Mallorca ka arritur një fitore dramatike dhe tejet të rëndësishme ndaj Real Madrid me rezultatin 2-1, në një përballje që do të mbahet mend gjatë nga tifozët vendas. Heroi i mbrëmjes ishte pa dyshim sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 91’, në një moment kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi 1-1. Me një goditje vendimtare, Muriqi i dhuroi tri pikë të arta skuadrës së RCD Mallorca.

Pas golit, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës nuk arriti të përmbajë emocionet, duke shpërthyer në lot në fushë. Reagimi i tij preku tifozët dhe bashkëlojtarët, ndërsa shumëkush e lidhi këtë moment me zhgënjimin e freskët pas eliminimit të Kosovës nga Turqia vetëm pak ditë më parë. Ky gol nuk ishte thjesht vendimtar për rezultatin, por edhe një çlirim emocional për Muriqin, i cili tregoi forcën e karakterit dhe shpirtin luftarak në një nga momentet më të rëndësishme të sezonit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.