Teuta nuk ia doli të merrte pikë në kryeqytet teksa u mposht minimalisht nga Partizanit. Durrsakët mbeten të fundit në renditje dhe situata është alarmante në kampin e bregdetarëve. Pas ndeshjes, trajneri Edi Martini dha intervistën e tij për MCN TV.
“Jam i kënaqur në përgjithësi, por pikët janë ato që duhen. Luajmë sa të duash por mungojnë pikët, shtohet presioni. Më vjen keq pasi djemtë luftuan deri në fund.
Lojtarët e rinj? Më erdhi mirë, Faust nuk është në gjendjen optimale, ashtu si Gjini. Jam i kënaqur me të dy dhe shpresoj për më mirë në vazhdim.
Do të bëja të njëjtën gjë. Daci dhe Peposhi u dëmtuan. E vetmja gjë që mund të bëja është t’i lutesha Zotit që topi të hynte në rrjetë. Dalim para portës, krijojmë raste, por për fat të keq apo për meritë të kundërshtarit nuk arrijmë të shënojmë. Duhet të shtyjmë topin në rrjetë.
Kalendari i ashpër? Nuk e di kujt mund t’i themi të ashpër, fusha thotë që ajo ndeshje që quhet e lehtë del më e vështirë si dhe e kundërta. Të premten kemi ndeshje me Tiranën dhe është shumë e rëndësishme për ne”, tha Martini.