Shpërbehet Lushnja! Pesë lojtarë të larguar, zv.kapiteni njofton: Mbyllet ky kapitull për mua

Lushnja

Rënia në Kategorinë e Dytë pritet të sjellë ndryshime të shumta te Lushnja. Pas largimeve të dy futbollistëve nga Bregu i Fildishtë, Romeo Olola dhe Wilfred, mësohet se kanë mbyllur bashkëpunimin me klubin edhe portieri Saugli Alimuçaj dhe sulmuesi Salvatore Ribaudo.Italiani ishte një nga lojtarët më të spikatur të lagunarëve sezonin e fundit, duke regjistruar 5 gola dhe 6 asistime në 29 ndeshje. Ndërkohë, Alimuçaj u aktivizua në 11 takime, duke mbajtur portën të paprekur në 3 prej tyre.

Për Ribaudon, aventura te Lushnja pritet të mbetet e vetmja në futbollin shqiptar, pasi sulmuesi nuk dëshiron të vazhdojë karrierën në vendin tonë. Ndryshe paraqitet situata e Alimuçajt, i cili ka tërhequr interesin e disa klubeve të Kategorisë së Parë dhe Superligës. Një tjetër lojtar që ka konfirmuar largimin është edhe Marjus Korreshi. Zëvendës kapiteni në një status në rrjetet e tij sociale ka konfirmuar largimin nga klubi.

POSTIMI I MARJUS KORRESHIT

Ndonjëherë fjalët janë të vështira kur duhet të largohesh nga vendi që e ndjen si shtëpi.
Të largohesh nga ekipi i qytetit tënd pas një sezoni të tillë nuk është aspak e lehtë. Dhimbja për mënyrën si përfundoi sezoni do të mbetet gjatë, sepse askush nuk e donte këtë fund.
KF Lushnja për mua nuk ka qenë thjesht një ekip.
Ka qenë qyteti im, njerëzit e mi, fanella që kam ëndërruar ta vesh që fëmijë dhe përgjegjësia për të përfaqësuar vendin ku jam rritur.
Dua të falënderoj klubin, presidenten, trajnerët, stafin, bashkëlojtarët dhe tifozët për çdo moment të kaluar bashkë.
Sot mbyllet një kapitull për mua, por respekti për KF Lushnjen do të jetë gjithmonë i njëjtë.
Shpresoj ta shoh këtë klub shumë shpejt aty ku e meriton.

Related posts

Merkatoja nis nga mbrojtja, Dinamo pranë akordit të parë;

“Ka pasur shumë bërryla këtë sezon ndaj meje”/ Mesfushori hedh akuza pas triumfit të Egnatias

Egnatia kampione, Duka trazon ujërat: “Final Four mund të hiqet”