Pas një mungese të gjatë, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbritur në bazë, ku zhvilloi një takim me mbështetësit e tij në njësinë nr.8 në kryeqytet.
Ka qenë faqja zyrtare e demokratëve të kësaj njësie që ka postuar në rrjetet disa foto me Lulzim Basha, ku mes të tjerash i premton besnikëri.
“E drejta dhe e vërteta e ka rrugën e gjatë dhe të vështirë, rrugë që kërkon durim, kembëngulje dhe qëndresë! Me këtë bindje, demokratët qëndrestarë të Degës 8 kemi zgjedhur të ecim në krah të vlerave e parimeve, kemi zgjedhur të qëndrojmë në krah të Partisë Demokratike.
Me Lulzim Bashën na lidh diçka më shumë se bindjet që ndajmë, na lidh besimi tek njeriu që u rrit bashkë me ne dhe njësoj si ne qëndron dhe beson se Partia Demokratike nuk është pronë e ASKUJT! Ajo është frymë dhe shpirt i demokratëve që besojnë se Shqipëria mund të bëhet duke zgjedhur politikanë të pakorruptuar”, shkruhet në faqen në Facebook të PD në njësinë nr.8.