Luizi publikon cover-in e këngës së Elvis Presley dhe komenti i ëmbël i Kiarës nuk mund të mungonte! (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Luiz Ejlli vijon të kënaqë fansat e tij me muzikë të bukur, me krijimet e tij artistike por jo vetëm, pasi ditën e djeshme, këngëtari i njohur ka sjellë cover-in e një prej këngëve ikonike të Elvis Presley, “Can’t help falling in love”.

Me zërin e tij të veçantë, artisti ka sjellë një version mjaft interesant të këngës, i cili është mirëpritur dhe ka marrë komente të shumta në rrjetet sociale.

Por duket se komenti më i bukur, Luizit i ka ardhur nga Kiara, e cila e ka ripostuar këngën dhe bashkangjitur ka shkruar: “Zëri më i bukur në botë Alban”, mbishkrim të cilin e ka shoqëruar me ikonën e zemrës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.