Luhet për finalen e Superiores! Zbulohet ora dhe data e sfidës mes Flamurtarit dhe Korabit

Flamurtari dhe Korabi siguruan kualifikimin për në finalen e “Play-off”-it pas sfidave të ditës së djeshme. Djemtë e Diego Longo siguroi kalimin pasi barazuan 1-1 me Apoloninë, por në bazë të renditjes arritën në finale.

Ndërkohë nga ana tjetër Korabi fitoi minimalisht ndaj Tomorit në Berat dhe tashmë të dyja skuadrat e kualifikuara do të bëjnë mes tyre edhe llogaritë për sfidën me vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit të Abissnet Superiore.

Dueli mes Flamurtarit dhe Korabit do të luhet më 28 maj, ora 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Në këtë finale, do të jetë i pranishëm dhe sistemi VAR. . Fituesi i këtij çifti do të ketë mungësinë të sfidojë ekipin që renditet në vendin e 8-të në Superiore, në stadiumin e kësaj të fundit.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…