Lu-La është rikthyer, pas gjashtë ndeshjesh pa fitore, Inter mposht Empolin me shifrat 0-3

Interi rikthehet të fitojë pas 6 ndeshjesh në kampionat dhe e bën këtë me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën ndaj Empolit.

Katër ditë pasi siguruan gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, zikaltrit ia dolën të gjejnë suksesin e edhe në kampionat, duke parakaluar përkohësisht Milanin në renditjen e përgjithshme. Romelu Lukaku ishte heroi i Interit në këtë takim, pasi shënoi dy golat e parë, në pjesën e dytë, ndërsa rezultati u vulos nga Lautaro Martinez në minutat e fundit, me argjentinasin që përfitoi nga një gabim i Ismajlit në mbrojtje.

Vlen të theksohet se Inzaghi la në pankinë një pjesë të mirë të titullarëve, për t’i pasur në dispozicion për sfidën e të mërkurës ndaj Juventusit, ku do të luhet për një vend në finalen e Kupës së Italisë.

Related posts

Shans i madh për portierin e Tiranës, Bekaj drejt fanellës së titullarit me Kosovën (video)

Europa në horizont, Elbasani nis përforcimet me një emër interesant

Operacioni “Rikthimi”, Flamurtari nis spastrimin pas rënies nga Superiorja