Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar në ditën e fundit të afatit, emrat e të gjithë kandidatëve për deputetë në 12 qarqe të vendit, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një dalje për mediat, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi teksa lexoi emrat, u shpreh se skuadra e saj do të përfaqësojë LSI dhe do të sjellë ndryshimin e Shqipërisë.
“Kjo skuadër e madhe që do të përfaqësoje LSI do të drejtojë shqiptaret drejt ndryshimit. Ne presim përmbysjen e një klike anti qeveritare, anti shtet dhe anti vlera”, tha ndër të tjera Kryemadhi.
Ajo që bie në sy është kandidimi i kryetares, Monika Kryemadhi në 3 qarqe, Tiranë, Elbasan dhe Fier, ku renditet e para.
Ish-këshilltari i Presidentit Meta dhe ish-kreu i SHISH, Bahir Shaqiri do të kandidojë në qarkun e Durrësit, ku është renditur i dytë në listë. Ndërkohë, Lefter Maliqi, i cili kaloi në listat e LSI renditet i 7-ti në qarkun e Beratit.
QARKU VLORË:

QARKU TIRANE:


QARKU BERATIT:

QARKU SHKODËR:

QARKU LEZHË:

QARKU KUKËS:

QARKU KORÇËS:

QARKU GJIROKASTER:

QARKU FIER:

QARKU ELBASAN:

QARKU DIBËR:

QARKU DURRËS:
