Pushimi i paprecedent nga puna që presidenti Bajram Begaj i bëri Drejtorit të Informimit Publik dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Edvin Shvarc duke përdorur si shkak mungesën e diplomës së njesuar Shqipëri, ka ndezur një debat të fortë publik mbi përdorimin politik që presidenti i ri po i bën administratës së Presidencës. Begaj ka spastruar Presidencën nga çdo i punësuar gjatë kohës që Ilir Meta ishte president duke shënjuar një rast flagrant të keqpërdorimit të institucioneve nga politika.
Por a është kaq i zellshëm Presidenti i Ri për të verifikuar diplomën e çdo të punësuar në shtet? Më poshtë sjellim një listë interesante të zyrtarëve shumë herë më të rëndësishëm dhe më të paguar se Shvarc për t’ja lehtësojë punën Presidentit, pasi me gjasë posti i ri e ka ngarkuar goxha.
Po ia nisim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, më herët ministër. Veliaj ka përfunduar studimet dhe është diplomuar në Grand Valley State University, në SHBA. A e ka njësuar diplomën në Shqipëri?
Zyrtari i dytë, sërish brenda Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, ka përfunduar studimet në Universitetin e Sheffield, Britani e Madhe. A e ka njësuar diplomën në Shqipëri?
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përfunduar studimet në Clark University Massachussets SHBA, po a ia ka çuar kryeministrit Edi Rama diplomën shqiptare?
E njëjta pyetje vlen edhe për 4 ministre të tjera. Bora Muzhaqi, Elva Margariti Belinda Balluku e Delina Ibrahimaj, që janë shkolluar dhe diplomuar jashtë vendit. A duhet të shkarkohen nga detyra? A kanë zgjedhur të shkojnë te Ministria e Arsimit për të dorëzuar diplomën e tyre e njësuar edhe në vendin tonë?
Presidenti mund ta pastrojë ndërgjegjen e tij duke vepruar për të provuar se akti i shkarkimit të Shvarc nuk ishte politik por në përputhje me standartet dhe si ushtarak që ndjek standartet, vendosë të zbatojë ligjin deri në fund. Kështu, presim që presidenti të ndërmarrë hapa të ngjashëm për ti kërkuar edhe këtyre zyrtarëve dokumentacionin e plotë që iu garanton qëndrimin në detyrë.
Lista: Zyrtarët që janë diplomuar jashtë vendit:
Erion Veliaj, Grand Valley State University, SHBA
Arbjan Mazniku, Universiteti i Sheffield, Britani e Madhe
Olta Xhaçka, Clark University Massachussets SHBA
Bora Muzhaqi, London School of Economics and Political Science, në Londër
Elva Margariti, Arkitekturë në Itali
Belinda Balluku, IATA në SHBA
Delina Ibrahimaj, Milano Itali.
1 comment
Po besoj shume tek PRESIDENTI in i nderuar dhe i respektum qe do ti pastroje nga detyra keta mashtrus qe kane rrefyer rrena dhe mashtrim per studime jashte shtetit qje qe nuk egziston apsolutisht flm PRESIDENTI im i nderuar