Liria e Prizrenit “boshatis” Kategorinë e Parë, firmos me një tjetër futbollist (EMRI)

Liria e Prizrenit nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e verës. Pas zyrtarizimeve të Raboshtës, Xhulio Mehmetit dhe Abaz Karakaçit, klubi nga Kosova pritet të firmosë me Sokol Nezirin.

Pas eksperiencave me Kastriotin dhe Flamurtarin, mbrojtësi i krahut të djathtë ka vendosur të zgjedhë një aventurë jashtë kufijve të Shqipërisë. 28-vjeçari është një përforcim me vlera për ekipin e Lirisë që këtë vit ka një objektiv të qartë, rikthimin në Superligën e kampionatit të Kosovës.

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)