185
E dimë të gjithë që sa të jetë Alban Hoxha pjesë e Partizanit, ai do të jetë kapiten i parë, por në kushtet kur cërrikasi është thuajse gjithnjë në stol, duhet që dikush tjetër ta mbajë shiritin. Pas largimit të Muratajt, shanset më të mëdha janë që shiriti i kapitenit të kalojë në krahun e Tedi Carës. Kavajasi pritet të emërohet si kapiten për faktin e thjeshtë se është një nga liderët e skuadrës dhe ndodhet në klub prej disa vitesh.
Kandidatura mund të jenë edhe Arinaldo Rrapaj e Andi Hadroj, të cilët janë liderë të ekipit dhe mbajnë peshë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në dhomat e zhveshjes.
Kushdo që do ta mbajë, mbetet të shihet nëse do ta ndjekë “mallkimi” dhe do të largohet në merkaton e radhës.