Lajm i keq për Lushnjen, mbrojtësi dëmtohet dhe do të mungojë për një kohë të gjatë

Lushnja këtë sezon ka si objektiv një vend në “Play-Off”, teksa aktualisht mban vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit me 19 pikë, 4 më pak se Korabi i vendit të 6-të. Takimi i radhës për lushnjarët do të jetë ndaj Luzit, sfidë që do të luhet ditën e dielë në orën 13:30 në transfertë.

Gugash Magani bëhet me “dhimbje koke” pasi është dëmtuar një nga liderët e skuadrës. Bëhet fjalë për Ronald Disha, i cili sipas informacioneve do të mungojë për 5 javë. 24-vjeçari u dëmtua ndaj Elbasanit dhe tashmë ish-trajneri i Teutës nuk do të mund të llogarisë shërbimet e tij për 5 sfidat e ardhshme.

Një mungesë e rëndësishme për lushnjarët, pasi mbrojtësi këtë sezon është një pikë kyçe në formacionin e Maganit.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës