186
Arti ka humbur një artist të madh. Mjeshtri i pikturës, Sali Shijaku është ndarë nga jeta. Ai ka ndërruar jetë jetë në moshën 89-vjeçare.
Prej disa ditësh, Shijaku ishte i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta, e njoftoi i biri Orges Shijaku.
“Me Hidhërim të thellë ju njoftojmë për Humbjen nga kjo jete të Babait tonë Piktorit të Popullit Nderit te Kombit Shqiptar Sali Shijaku .I Lehtë të qofte dheu .I kushtove gjithë jetën Artit dhe Shqipërisë”, shkruan djali i tij.