Laçit i largohet ish-kapiteni, futbollisti prezantohet në kampionatin francez (FOTO)

Rudolf Turkaj ka qenë një nga emrat që i ka dhënë lamtumirën Laçit gjatë kësaj vere, pas katër viteve mjaft të suksesshëm në radhët e kurbinasve ku ai mbajti edhe shiritin e kapitenit. Por tashmë për 28-vjeçarin nis një aventurë e re larg vendit tonë. Ai është prezantuar sot si një përforcim i klubi të FC Martigues në Francë. Futbollisti kishte luajtur në ndeshjet e fundit miqësore të kësaj skuadre dhe duket se ka bindur stafin teknik, duke hedhur firmën në kontratën që e lidh me klubin e kategorisë së tretë franceze.

Kjo është eksperienca e parë larg vendit tonë për Turkajn, i cili para se të bëhej pjesë e rëndësishme Laçit, kishte luajtur më parë me Besëlidhjen, Shënkollin dhe Ilirinë.

Related posts

Derbi lë me pasoja Tiranën, Disiplina i mbyll sezonin mesfushorit, dënohet edhe drejtori sportiv

“Shumë mllef ndaj meje, e lë Partizanin në garë për Europën”, Kërnaja reagon pas shkarkimit (POSTIMI)

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë