232
Laçi ka mposhtur Teutën në javën 3-të të Superiores. Në ndeshjen e zhvilluar në Kurbin, vendasit nuk u kurysen duke fituar me rezultatin e thellë 6-1. Një ndeshje e dominuar nga fillimi e deri në fund nga bardhezinjtë. Golat për ekipin e Skerdi Bejzades u shënuan nga, Ujka x2, Sobowale, Cordeiro, Barjamaj.
Golin e nderit për Teutën e shënoi Gjata. Me këtë fitore, Laçi merr 3 pikët e para në këtë sezon të ri të kampionatit shqiptar.