Kristjan Asllani larg Interit? Sipas “La Gazzetta dello Sport” klubi zikaltër ka bërë gati një listë me pesë emra, të cilët nuk do të jenë më pjesë e projektit zikaltër vitin që vjen.
Sipas të përdishmes, “La Gazzetta dello Sport” mësohet se në këtë listë figuron edhe emri i Kristjan Asllanit, i cili “sa herë është thirrur në kauzë nuk ka bindur”. Po sipas gazetës sportive në dalje janë edhe emra si Fratessi, Acerbi, Arnautoviç dhe Correa. Asllani u ble nga Empoli për një shumë prej rreth 15 milionë euro në verën e vitit 2022. Në pak më shumë se dy sezone ai bëri 64 paraqitje dhe një gol për zikaltrit.
Vetëm disa ditë më parë, një ofertë trokiti në dyert e Interit për Kristjan Asllanin, me 20 milionë euro nga Premier League që u refuzuan nga klubi zikaltër.
Prej kohësh, shumë klube angleze kanë shfaqur interes për mesfushorin e Kombëtares sonë, me Premier Leaguen që e bën një opsion të mundshëm për të Duket se Asllani e ka të vështirë të mbajë presionin e Hakan Calhanoglu-s, për sa i përket vendit të titullarit, ndaj edhe në Itali, e shikojnë mesfushorin shqiptar, në një aventurë tjetër jashtë Italisë. ardhmen e tij.
KONTRATA DERI NË VITIN 2028
Inter njoftoi rinovimin e kontratës me shqiptarin Kristjan Asllani në shtator të vitit 2024. “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Kristjan Asllani. Mesfushori i lindur në vitin 2002 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin zyrtar.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:“Fshesa” kap edhe Kristjan Asllanin, mesfushori shqiptar në listën e largimeve në merkaton e … […]
Comments are closed