Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, e ka theksuar se ndeshja e humbur sot nga skuadra e tij tregoi se Partizani kishte qenë ekipi më i mirë dhe me meritë kishte shkuar në finalen e kampionatit.
NDESHJA-Ky vit ishte shumë i suksesshëm për ne, ndoshta sot ishte maksimumi nga Skënderbeu. Kishim besim për të shkuar në finale, por mund të them se Partizani ishte skuadra më e mirë, e meritoi dhe mund t’i uroj shumë suksese skuadrës së Partizanit.
PARTIZANI-Mund të bënim pak më mirë. Partizani ishte skuadra më e mirë që në fillim. Në pjesën e parë shkoi mirë. Në pjesën e dytë ishte një gol i shpejtë, vetëm në fund, ishim skuadër shumë ofensive dhe provuam të gjitha. Por ndoshta është ky maksimumi ynë nga ne. Mund të bënim sot më mirë, por Partizani është skuadër e fortë dhe e meritonte të fitonte sot.
MUNGESA AGRESIVITETIT-Sot nuk ishim në ekuilibër, shumë agresivë, nuk ishim në fazën mbrojtëse dhe jo shumë shpejt në tranzicion. Ne kemi shpejtësi në tranzicion pozitiv, sot nuk ishim mirë nga fillimi ndoshta dhe kjo është arsyeja pse fitoi Partizani. Ishim shumë pozitiv për finalen, por 2-3 gjëra nuk shkuan mirë dhe kjo është e vërteta.