Vitamina C ka veti të larta antioksiduese prandaj është e rëndësishme te produktet antirudhë, rigjeneron qelizat e lëkurës dhe zbeh njollat e shkaktuara nga dielli apo mosha.
Mirëpo ajo oksidohet shumë shpejt nga drita prandaj nuk reziston gjatë. Përdoret vetëm në sasi shumë të vogla prandaj edhe serumi ynë ka afat vetëm një javë. Duhet të bëhet në shishe qelqi me ngjyrë të errët.
Do ta dalloni menjëherë ndryshimin, pas 1 apo 2 javësh. E mira është qe ta aplikoni vetëm në darkë sepse dielli mund të ndikojë për keq!
Ruajeni receten qe ta keni gjithmone.
Përgatitja:
1 tabletë vitamin C
Një shishe xhami
½ lugë kafeje Glicerinë bimore
3 lugë kafeje ujë I distiluar
E shtypim vitaminën në një enë të përshtatshme derisa të bëhet plotësisht pluhur. Shtojmë ujin dhe e përziejmë deri sa vitamina të tretet plotësisht.
Shtojmë dhe glicerinën sepse na ndihmon me hidratimin e lëkurës. Vazhdojmë përzierjen dhe e ruajmë serumin në shishen e errët të xhamit.