272
Vllaznia është në kërkim të një tjetër sulmuesi dhe bëhet me dije se ekipi shkodran ka arritur akord me sulmuesin bullgar Nasko Milev. Së fundmi 27-vjeçari u largua nga Shkëndija e Tetovës teksa ka vendosur që karrierën e tij futbollistike ta vazhdojë në vendin tonë.
Shumicën e karrierës së tij, Milev është aktivizuar me skuadra vendase, teksa ka edhe 10 paraqitje më kombëtaren U-21 të Bullgarisë. Në ditët në vijim do të mësohet më shumë në lidhje me këtë lojtar nëse do të vishet kuqeblu apo jo. Vlera e tij në portalin “Transfermarkt” është 400 mijë euro.