Pa kaluar as 24 orë që nga publikimi i këngës nga Donald Veshaj, Bora ka postuar një video dhe të gjithë mendojnë se e ka për aktorin.
Moderatorja ka postuar një video me këngën e Don Xhonit dhe Loredanës në sfond, ndërsa Bora përsërit vargjet: “Veç kallxom kush po të dëmton, kallxom kush po të provokon”.
Kjo video e Borës është shpërndarë gjerësisht në rrjet dhe të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale mendojë se është një përgjigje për Donaldin.
Nga ana tjetër kënga e Donaldit “Ti nuk je”, dukej si një thirrje për të rikthyer dashurinë e humbur, ndërkohë Bora që shprehet: Kush po të dëmton?”