Kush ishte agresorja? Sulmohet me armë aktori i njohur i humorit

by KLIKOJE.AL

Aktori i njohur amerikan, Charlie Sheen, ka rënë pre e një sulmi me armë në banesën e tij në Malibu nga një grua. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja u regjistrua disa ditë më parë teksa aktori i njohur i humorit mori ndihmë mjekësore në vendngjarje, por nuk shkoi në spital.

Ndërkohë policia bën me dije se ka arrestuar agresoren, e identifikuar si Electra Schrock, e cila ka pasur dhe precedentë penalë të mëparshëm për sulm me armë dhe vjedhje banesash.

Departamenti i Sherifit të Los Anxhelosit konfirmoi sulmin ndaj aktorit të “Two and a Half Men”, ndërkohë që mësohet se autorja do të dalë përpara gjykatës javën që vjen.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.