Kur të do edhe paraja! Jo vetëm suksesi në derbi, Partizani ka arkëtuar shifrën rekord nga shitja e biletave

by KLIKOJE.AL

Përveç tri pikëve dhe një vetëbesimi të shtuar në skuadër, te Partizani pas derbit kanë buzëqeshur edhe sa i përket financave.

Në stadiumin “Air Albania” në sfidën e së premtes së kaluar u shitën gjithsej 12.638 bileta. Me një përllogaritje të përafërt nga biletat janë grumbulluar rreth 130 milionë lekë të vjetra. Siç dihet, një pjesë e kësaj shume shkon për qiranë e stadiumit, kompaninë e shitjes së biletave dhe dëmet e shkaktuara në stadium (rreth 7 milionë të vjetra).

Pavarësisht këtyre shpenzimeve, klubi i kuq ka marrë një dorë të mirë parash, megjithëse në një ndeshje të tillë pretendonte të kishte më shumë spektatorë, që përkthehen me të ardhura.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.