Kryeministri Edi Rama është angazhuar për rritje të pensioneve në gjysmën e dytë të mandatit të tretë qeverisës.
Shefi i qeverisë u kujdes të nënvizonte që ku nuk është një premtim. Por rritja e pensioneve do të varet nga ecuria e përgjithshme e reformave dhe ecuria e ekonomisë në gjysmën e parë të mandatit.
Deklarata e Kryeministrit Edi Rama për pensionet:
“Dua t’u them gjithë gjyshërve e gjysheve se një plan i varur nga ecuria e përgjithshme e reformave dhe ecuria e ekonomisë në gjysmën e parë të mandatit, është në tryezën tonë e do jetë padiskutim dita më e bukur e jetës sime publike politike të marr dot shpërblim buzëqeshjen e tyre të bekuar duke e vënë në veprim planin për një rritje domethënëse të pensioneve.
E sot mund të jap vetëm fjalën që do e mbaj në mendje cdo ditë marrjen e atij shpërblimi të shenjtë, por ju lutem mos e quani premtim vetëm angazhim solemn për të bërë gjithçka është e mundur për këtë premtim të munguar.
S’kisha pse i hapja punë vetes për një gjë kaq të madhe po të mos besoja se kjo është dicka që ia vlen për të bërë maksimumin”.
Burimi: Panorama