Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia kërkon hakmarrjen për eleminimin sezonin e kaluar, Egnatia krenohet me ndeshjet direkte

by KLIKOJE.AL

Kupa e Shqipërisë, akti i parë i gjysëmfinaleve është gati të ofrojë ekuilibër, agonizëm, dëshirë e ambicje të katër skuadrave që kanë mbetur akoma në garë për trofeun. Mes tyre, qetësinë më të madhe e kanë Egnatia e Vllaznia, aktualisht në pozita komode edhe në kampionat për të përmbushur objektivët.

ELEMINIMI NGA KUPA

Klubi rrogozhinas kërkon finalen e dytë në historinë e klubit, ndërsa ekipi shkodran e ka të freskët eleminimin 11 muaj më parë me golin e Jackson në Rrogozhinë, me sfidën e parë në Shkodër që përfundonte 0-0. Tashmë Egnatia duhet marrë seriozisht, sepse ka krijuar emrin e një skuadre që di të bëjhë keq.

Kupa e Shqipërisë, skuadra e Edlir Tetovës është fituar në statistika, edhe pse Qatip osmani e di fare mirë se në fushë luajnë skuadrat dhe jo numrat. Ndeshja e parë do të luhet më 3 prill në orën 15:00, ndërsa ndeshja e dytë në “Loro Boric    ni” do të zhvillohet më datë 24 prill.

LEXO MË SHUMË: Kupa e Shqipërisë, përballjet dhe oraret e ndeshjeve të 1/8 (FOTO)

Është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2023-2024. Nga shorti u përcaktuan dy çiftet gjysmëfinaliste të cilat janë Kukësi-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia.

Përballja Egnatia-Vllaznia konsiderohet si një finale e parakoshme, pasi të dyja skuadrat janë dy vendet e para në renditje në Superiore. Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill, ndërsa takimet e dyta, ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më 24 prill.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.