Kumbulla largohet nga Roma, bashkohet me një shqiptar në klubin e Serie A (VIDEO)

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla largohet nga Roma, por qëndron në Serie A, pasi do të veshë fanellën e Sasuolos për pjesën e mbetur të sezonit. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur që mbrëmjen e djeshme dhe janë sistemuar edhe detajet e këtij transferimi.

Kumbulla do të shkojë te Sasuolo në formë huazimi të thjeshtë deri në përfundim të sezonit aktual. Mbrojtësi shqiptar ka kaluar me sukses vizitat mjekësore me skuadrën e re dhe në orët në vazhdim do të zyrtarizohet edhe transferimi i tij te Sassuolo.

Kumbulla shpreson që të gjejë më shumë hapësira në fushë te Sasuolo, pasi te Roma ka munguar edhe për shkak të një dëmtimi, që e la larg formacionit për një kohë të gjatë. Te Sasuolo mbrojtësi do të bashkohet me mesfushorin shqiptar Nedim Bajrami.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…