134
Teuta do të presë në “Niko Dovana” Kukësin e vendit të fundit, në një ndeshje delikate për mbijetesën. Fitorja është objektivi i vetëm në Durrës dhe i këtij mendimi është edhe Arbër Çyrbja. Mesfushori i Teutës shprehet se ka qenë një javë serioze në përgatitje dhe ekipi do e kalojë me sukses këtë ndeshje.
“Situata është normale dhe këtë javë po përgatitemi të gjithë si ekip që të jemi gati në fundjavë për ndeshjen e radhës. Grupi është i plotë, të gjithë lojtarët janë në formë dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të fokusohemi te kundërshtari i radhës. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, pavarësisht rezultateve jo të mira të Kukësit, ne do hyjmë për tri pikët e radhës dhe ky është objektivi ynë parësor.” Përfundoi Çyrbja.