Kukësi nuk ia doli edhe ndaj Besës, duke dalë i mundur nga fusha. Kjo ishte disfata e pestë radhazi në kampionat dhe më keq se sa kaq nuk mund të shkonte. Për 2025-ën, njohin vetëm një fitore në start me Pogradecin.
Këto rezultate kanë bërë që Kukësi të zbresë në vendin e 10-të, një pozicion që të dërgon në “play out”. Për fatin e tyre të mirë, nuk kanë zbritur më poshtë dhe kjo për faktin se kanë qenë rivalët e tyre, Valbona dhe Erzeni, nuk kanë përfituar dot. Në një farë mënyre, verilindorët i janë gëzuar ndalesës së rivalëve dhe për momentin kanë 7 pikë më shumë se sa Valbona dhe 12 më shumë se sa Erzeni i vendit të fundit.
Për të kapur vendin e tetë, që mbahet nga Apolonia, janë 9 pikë më pak dhe duket gati e pamundur që të arrihet. Për këtë arsye, për momentin shihet si primare ruajtja e pozicionit që kanë në renditje. Edhe kalendari nuk i favorizon momentalisht, pasi duhet të përballen me dy kryesueset, Flamurtari dhe Vora dhe duket e vështirë për t’u rikthyer te fitoret. Pas këtyre dy sfidave të radhës nisin duelet direkt, që vendosin përfundimisht fatet e kampionatit. Fusha, pra ndeshjet brenda në shtëpi, Kukësi kërkon të marrë maksikumin.